Aktuale Më shumë

Protestë në Plevla. Demokratët kërkojnë zgjedhje të reja

Prej tvteuta09:30, 14 Shkurt 2022

Mbrëmë në qytetin e Plevlës u mbajt protestë kundër ndryshimeve të fundit politike dhe njoftimit të formimit të një shumicë të re parlamentare. Lideri i demokratëve, Aleksa Beçiq, tha se e ka për nder që është shkarkuar nga posti i kryetarit të Kuvendit.

“Do të habitesha nëse do të ishte e kundërta, që të votonin kundër shkarkimit tim, dhe jam shumë krenar që e bënë këtë pasi mbroja vullnetin e popullit dhe Malin e Zi të vërtetë, dhe jo mafien, korrupsionin apo krimin.”, tha Beçiq. Ai shtoi se Demokratët kërkojnë zgjedhje të reja në mënyrë që populli të vendosë për të ardhmen.

Në protestë merrnin pjesë disa qindra persona dhe ajo kaloi e qetë dhe pa probleme.

  • 1

    Radio