Aktuale Më shumë

Protestë e artistëve në Podgoricë. Kërkojnë rritje të pagave

Prej tvteuta17:49, 18 Prill 2023

Rreth njëqind artistë dhe qytetarë janë mbledhur sot para ndërtesës së Qeverisë së Malit të Zi në Podgoricë për të shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me Kontratën Kolektive për këtë sektor, por edhe gjendjen e përgjithshme e kulturës në Mal të Zi.

Kujtojmë se artistët nuk janë të kënaqur me Kontratën Kolektive, në bazë të së cilës nuk janë rritur të ardhurat dhe as koeficienti i profesionit të tyre nga 20 deri 25% si për të punësuarit e tjerë në institucionet kulturore. “Kemi vetëm një kërkesë, e cila përfshin luftën kundër diskriminimit, kthimin e dinjitetit në profesionin e artistit, e më këtë edhe luftën për kulturën në këtë vend. Kërkojmë që të marrim rritjen e premtuar prej 25 për qind.” –tha Vukan Pejoviq nga Sindikata e lirë e kulturës në Mal të Zi.

Protestuesve iu drejtuan edhe persona të tjerë nga jeta artistike, ndërsa aktorët realizuan edhe një performans për këtë çështje.

  • 1

    Radio