Sociale Më shumë

Pronarët e banesave kanë detyrime edhe pas blerjes

Prej tvteuta14:52, 15 Maj 2019

Ndërtimi i objekteve banesore në Ulqin këto vitet e fundit ka marrë një hov të madh, çka nuk përcillet gjithmonë edhe me investime të tjera në infrastrukturë. Megjithatë, ata që vendosin të blejnë banesa duhet të kenë parasysh se kanë obligime edhe pas blerjes, në mënyrë që të sigurohet mirëmbajtja e ndërtesës. Sekretari për çështje banesore në Komunën e Ulqini, Ardian Zati, tha për TV Teuta se në qytetin tonë secili pronar duhet të ndajë minimum 20 cent për metër katrorë për mirëmbajtje, por shuma mund të jetë edhe më e madhe, në varësi të vendimit nga Këshilli i banestarëve, organ i cili duhet të zgjidhet prej tyre. Për hapsirat që nuk përdoren për banim, siç jan podrumet, çmimi është minimum 10 cent për metër katrorë. Shuma e ndarë shkon në xhiro llogarinë e Këshillit të banestarëve dhe përdoret për nevojat e mirëmbajtjes së ndërtesës.

  • 1

    Radio