Aktuale Më shumë

Promovohet romani i Edita Nimanbegut “ Shtigjet e fatit”, urimi special vjen nga Ambasada amerikane ne Mal te Zi

Prej tvteuta11:14, 3 Tetor 2015

Është promovuar të shtunën në mbrëmje në Galerinë e Arteve në Shtëpinë e Kulturës në Ulqin romani “Shtigjet e fatit” të autores ulqinake Edita Nimanbegu. Është ky romani i parë i zonjës Nimanbegu por edhe romani i parë i botuar nga femra shqiptare në Mal te Zi.

Për vlerat e romanit dhe biografin e autorës folën Gazmend Çitaku,Valbona Hoxha dhe Liridona Sinishtaj .
Të njëjtën kohë, në të njëjtin ambient është hapur edhe ekspozita personale e fotografive të zonjës në fjalë.
“Jam e lumtur që më është realizuar një ëndërr e imja e kahmotshme,shpresoj që nuk do të jetë romani im i vetem,do të përpiqem që të vazhdoj me botime të romaneve tjerë”u shpreh autorja e romanit ,Edita Nimanbegu.
Botimi i librit u mundësua nga Fondi për Mbrojtjen dhe realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi, të cilët edhe ishin prezent në këtë eveniment ,ndërkaq u realizua nga Qendra për Kulturë dhe libraria “Arti”. Romani ka fituar nje jehone pozitive, dhe kete e deshmon prezenca e shumte e njerezve te cilet e mbushen Galerine e arteve. Por Edita fitoi edhe nje video urim interesant nga Ambasadorja Margaret Ann Uyehara dhe zavendes ambasadori amerikan ne Mal te Zi B.Bix Aliu, te cilet e pergezuan per botimin e librit.

  • 1

    Radio