Aktuale Më shumë

Prof.dr. Martin Berishaj do të jetë Ambasadori i ardhshëm i Republikës së Kosovës në Kroaci

Prej tvteuta22:42, 22 Dhjetor 2021

Prof.dr. Martin Berishaj do të jetë Ambasadori i ardhshëm i Republikës së Kosovës në Kroaci. Berishaj i dorëzoi sot letrat kredenciale Presidentit të Republikës së Kroacisë  Zoran Milanoviq me një ceremoni solemne.

Prof.dr. Martin Berishaj është i lindur në Tuz, kurse karieren profesionale e ka zhvilluar në relacionin Prishtinë-Lublanë, ku ka jetuar dhe ka punuar si profesor univerzitar, e poashtu ka udhëhequr edhe Institutin për studime albanologjike  “Albanica”.

Ambasadori Berishaj sot edhe zyrtarisht e filloi misionin e tij si përfaqësues i Republikës së Kosovës në shtetin e Kroacisë.

Foto: printscreen

  • 1

    Radio