Aktuale Më shumë

Ambasadori Berishaj me delegacion shënuan përvjetorin e aksidentit tragjik në Sllavonski Brod

Prej tvteuta13:04, 25 Korrik 2022

Sot delegacioni nga Ambasada e Kosoves në Zagreb i përbërë nga Dr. Martin Berishaj, ambasador, Sefadin Kuçi, atashe i migrimit dhe Shpend Zogaj, atashe ushtarak, vendosen kurorë në Sllavonski Brod, në vendin ku para një viti ndodhi fatkeqesia e komunikacionit ku humbën jetën 10 persona, 15 persona u lënduan rëndë, ndërsa 30 persona kishin lëndime më të lehta.
Delegacionin nga Ambasada në Zagreb i priti Kryeshefi i Administratës policore Brodsko- Posavska, z. Antun Valiq me bashkëpuntorë, si dhe z Marko Shimiq, Zevendes Perfekt.
Ambasadori Dr. Berishaj, në fjalën e vet, posaçërisht u ndal në përkushtimin e pashoq të Kryeministrit të Qeverisë së Kroacisë z. Andreja Plenkoviq dhe ministrave, institucioneve shtetërore; policisë, mjekeve në spitalin “dr. Josip Bançeviq”, zjarrëfikseve si dhe gjithë qytetarëve të Prefekturës së Sllavonski Brodit të cilët treguan solidaritet ndaj familjeve që pësuan këtë tragjedi.
Me këtë rast Ambasadori Berishaj me bashkëpuntorë u ndau mirënjohje Kryeshefit te Administratës policore Brodsko- Posavska, z. Antun Valiq, si dhe Perfektit të Perfekturës Brodsko Posavska z. Danijel Marushiq, dr.med.vet.

  • 1

    Radio