Politikë Më shumë

Princi takon në Kosovë familjarët e të zhdukurve

Prej tvteuta20:36, 19 Mars 2016

Princit të Wellsit, Charles në sheshin “Ibrahim Rugova”, ka takuar qytetarë të shumtë të cilët e kanë falënderuar për vizitën e tij në Kosove.Kurse, gra nga shoqata “Thirrjet e Nënave”, i kanë kërkuar që t’i bëjnë presion Serbisë në mënyrë që t’i kthejë më të dashurit e tyre të zhdukur, ndërsa kriminelet të dalin para drejtësisë.Ai ka takuar edhe familjarët e personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë. Ai dhe gruaja e tij kanë takuar edhe mbesën e familjes Jashari, Elheme Pireva, e cila i tregoi dukeshës së Cornwallit dhe presidentes së Republikës, Atifete Jahjaga, për rastin e familjes Jashari në Prekaz. Ai është duke takuar bashkëqytetarët e tij të cilët punojnë dhe veprojnë në Kosovë.Shkencëtarë, arkitektë, ndërmarrës, bursist, fotografë, organizata të ndryshme, media, aktorë të cilët punojnë në Britani e që janë kosovarë. Ai ka vizituar edhe shtabin e përgjithshëm të Forcave të Kosovës – KFOR-it – në Prishtinë, ku vuri kurora edhe te Memoriali i ushtarëve britanikë.

  • 1

    Radio