Rajoni/Bota

Aktuale Më shumë

Podgoricë: Protestë kundër luftës në Siri

Prej tvteuta15 December 2016

Rreth njëqind persona protestuan sot në mëngjes para  Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Podgoricë, duke kërkuar urgjentisht ndalimin e vrasjeve të civilëve në Siri. Protesta u  organizuar nga Aleanca Qytetare, nën moton “Stop vrasjen e civilëve në Siri”, që u mbajt sot në mëngjes në kryeqytetin tonë. Protestuesit mbanin parulla “Shpëtoni Alepon”, “Stop luftës kundër fëmijëve” e të tjera. Protestuesit dërguan  mesazh që fuqitë e mëdha duhet sa më shpejt të jetë e mundur të përfshihen në zgjidhjen e konfliktit në këtë vend, për të ndaluar vuajtjet e civilëve, veçanërisht të fëmijëve.