Kulturë Më shumë

Podgorica përkrah iniciativën që kanioni i Cemit të shpallet “Monument i natyrës”

Prej tvteuta09:42, 22 Dhjetor 2017

Kuvendi i Podgoricës e ka përkrahur iniciativën e kryetarit, Sllavolub Stjepoviq, që një pjesë e Kanjonit të Cemit të shpallet e mirë e mbrojtur natyrore me rëndësi lokale. Në këtë mënyrë, Kanioni i Cemit, radhitet në kategorinë e dytë të mirave të mbrojtura natyrore.

Shkaqet kryesore dhe vendimet për të cilat territori i kanionit të Cemit merret nën mbrojtje është fakti se Kanioni i lumit Cem, nuk gëzon asnjë formë të statusit të mbrojtjes zyrtare. Gjatësia e këtij lumi është 58.8 kilometra , 32.3 prej të cilave kalojnë nëpër Malin e Zi.

  • 1

    Radio