Aktuale Më shumë

Përmbytjet në Shkodër dhe Lezhë. Banorët kërkojnë dëmshpërblim

Prej tvteuta09:14, 25 Nëntor 2022

Në Shkodër dhe në Lezhë prej 5 ditësh banorët vazhdojnë të përballen me pasojat e përmbytjeve të ditëve të fundit, shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut, por edhe nga shkarkimet e detyruara nga hidrocentralet e Kaskadës së Drinit.

Këtë të enjte në Shkodër dhe në Lezhë vazhdojnë të jenë nën pushtetin e përmbytjeve rreth 2 mije e 500 hektarë tokë bujqësore, ndërsa dhjetëra banesa, biznese, sera dhe ujësjellës janë të rrethuar nga uji, duke veshtirësuar më shumë jetesën e qindra familjeve.

Megjithëse pa shumë shpresë, banorët shprehen se qeveria dhe korporata elektroenergjetike duhet t’i dëmshpërblejnë për dëmet që u janë shkaktuar në bujqësi dhe blegtori, pasi ekonomia e familjeve të tyre po shkon drejt dështimit.

 

  • 1

    Radio