Përfaqësuesit e kompanisë INA vizituan Ulqinin
Prej tvteuta10:32, 18 Maj 2019
Kryetari i Komunës së Ulqinit ka pritur dje përfaqësuesit e kompanisë së naftës INA-Montenegro, kryesuar nga drejtori Françesko Italiano. Drejtori Italiano i njoftoi përfaëqsuesit e komunës me aktivitet në kërkimin e naftës dhe gazit që po kryhen 29 km nga bregdeti i Ulqinit. Ata njoftuan se pas përpunimit të të dhënave , në fund të shtatorit të vitit 2020 do të dihet nëse nëndeti i Ulqinit ka pasuri të naftës dhe gazit. Sipas tyre, aktivitetet në kërkimin e naftës nuk kërcënojnë ekosistemin dhe njoftuan se në fund të vitit do të mbajnë diskutim publik në Ulqin me qëllim të njoftimit të qytetarëve me aktivitet e kompanisë.