Aktuale Më shumë

Për 25 vjet nga Mali i Zi janë larguar 140.000 persona

Prej tvteuta17:48, 20 Janar 2023

Për 25 vjet nga Mali i Zi janë larguar 140 mijë qytetarë, që sipas numrit të banorëve është sa dy herë Nikshiqi. Vetëm vitin e kaluar janë larguar nga vendi 5000 qytetarë.

Arsyet e migrimit janë pagat e ulëta, punësimi partiak dhe paqëndrueshmëria e përgjithshme në shoqëri. Numri i atyre që largohen nga Mali i Zi është pothuajse i barabartë me numrin e të porsalindurve në atë vit. Dhe kur mblidhen vitet, të paktën 25 të fundit, situata del tepër shqetësuese.

Demografët paralajmërojnë se pasojat mund të jenë të pakthyeshme, dhe për ti parandaluar ato,  shteti duhet të marrë masa konkrete dhe t’u ofrojë njerëzve mundësinë për jetesë normale në Mal të Zi.

  • 1

    Radio