Pas 17 viteve Dita e Komunës së Ulqinit nuk do të festohet
Prej tvteuta16:15, 3 Prill 2020

Që nga viti 2003 e shtuna e parë e muajit prill simbolizon Ditën e Komunës së Ulqinit. Për herë të parë pas 17 vitesh kjo ditë nuk do të kremtohet për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia e koronavirusit. Kryetari i Kuvendit Komunal të Ulqinit dr.Ilir Çapuni, për Televizionin Teuta the se në të vërtetë këtë vit nuk do të festohet me solemnitete, por të gjithë mundë të festojnë në shtëpitë e tyre duke iu gëzuar shëndetit. Simbolika e Ditës së Ulqinit mbetet ajo e njëjta , përfundimi i sezonit të vjeljes së ullinjëve, dalja e detarëve në det, si dhe fillimi i sezonit turistik, prandaj të gjithë duhet të jenë optimist për të ardhmen, tha Çapuni. Ai njoftoi se deri tani mesazhe urimi për kremtimin e kësaj dite kanë dërguar krerët më të lartë të shtetit si presidenti Millo Gjukanoviq, dhe kryeparlamentari Ivan Brajoviq.