OT e Ulqinit paraqiti ofertën turistike në panairin e Berlinit
Prej tvteuta10 March 2017
  Në panairin ndërkombëtar të Berlinit që po mbahet prej 8 deri me 12 mars, Organizata Turistike e Ulqinit është duke marrë pjesë në stendën e Organizatës Nacionale të Malit të Zi. Këtë panair e vizitojnë rreth 180.000 vizitues, prej të cilëve 120.000 janë profesionalistë nga dega e turizmit, si dhe rreth 11.000 kompani dhe firma prej 180 vendeve, çka e bën atë njërin ndër panairet më të mëdhenj në botë. Në panair marrin pjesë edhe organizatat lokale si dhe shumë afaristë ku edhe është bashkuar oferta turistike e Malit të Zi në tërësi. Nga Komuna së Ulqinit merr pjesë Rivieren e Ulqinit, të cilët gjatë ditëve të panairit do të kenë kontakte dhe takime të ndryshme me agjensione dhe me klijentë të interesuar. Për Ulqinin, Gjermania është treg shumë i rëndësishëm pasi që viteve të fundit ka  rritje të numrit të turisteve nga ky vend. Gjatë vitit 2016, Komunën e Ulqinit e kanë vizituar 11.955 turistë nga Gjermania të cilët kanë realizuar 73.148 fjetje , njoftohet nga Organizata turistike e qytetit.