Sociale Më shumë

Opozita do të bojkotojë zgjedhjet në Nikshiq

Prej tvteuta16:58, 14 Shkurt 2017

Partitë e opozitës në Mal të Zi nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale në Nikshiq më 12 mars, për shkak se, si thonë ata, këto zgjedhje nuk mund të jenë të lira dhe demokratike.

Kjo u ra dakord sot në  takimin në Podgoricë ku morën pjesë përfaqësues të Frontit Demokratik ,  Demokratëve, Demos, Lëvizjes  Qytetare URA, Partia Socialdemokrate dhe Partisë Socialiste Popullore. Takimi u organizua me rastin e arrestimeve  të paralajmëruara  të deputetëve Andrija dhe Millan Knezheviq.

Përfaqësuesit e opozitës kanë rënë dakord që këshillave  komunale tu rekomandojnë që të mos dorëzohen listat për zgjedhjet në Nikshiq. Nga Partia Demokratike e Socialistëve bojkotimin e këtyre zgjedhjeve e kanë quajtur si vazhdim të destruktivitetit ndaj Malit të Zi dhe si tërheqje për shkak se opozita e dinte se do të humbaste në këto zgjedhje.

  • 1

    Radio