Politikë Më shumë

Opozita pa kandidat të përbashkët në zgjedhjet presidenciale

Prej tvteuta15:23, 1 Shkurt 2018

Duket se përditë e më shumë po zbehet mundësia që opozita në  Mal të Zi të ketë një kandidat të përbashkët për zgjedhjet presidenciale. Nga Fronti Demokratik bëjnë thirrje që të qëndrohet pas një kandidati të pavarur, por emra nuk përmenden, kurse Demokratët kanë deklaruar se lideri i tyre Aleksa Beçiq, është i gatshëm të kandidohet por edhe të përkrah  kandidatin eventual të opozitës.

URA dhe Partia Socialdemokrate nuk janë deklaruar nëse pretendojnë të kenë kandidatine  tyre në zgjedhje, kurse Mali i Zi i Vërtetë, i drejtuar nga Goran Danilloviq, ka caktuar 14 shkurtin, si datën kur do të bëjnë publike kanidatin e tyre eventual.  . Nga ana tjetër , në Partinë  Demokratike të Socialistëve  tregohen optimist se kandidati i tyre do të fitojë bindshëm, edhe pse as ata nuk kanë caktuar akoma se kush do të garojë në zgjedhje, dhe se për këtë presin të mësojnë emrin e kanidatëve të tjerë.

  • 1

    Radio