Slider Më shumë

OBSH: Rastet me Omicron dyfishohen të paktën çdo 3 ditë

Prej tvteuta09:50, 19 Dhjetor 2021

Varianti Omicron i coronavirusit po përhapet dukshëm më shpejt se varianti Delta në vendet me transmetim të dokumentuar në komunitet, derisa numri po dyfishohet nga 1.5 deri në 3 ditë, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Sipas medieve të huaja, në një përditësim të shtunën, agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara tha Omicroni është raportuar në 89 vende.

Varianti me mutacion të lartë po përhapet me shpejtësi në vendet me nivele të larta të imunitetit të popullsisë, tha OBSH.

Agjencia e caktoi Omicronin një variant shqetësues më 26 nëntor, menjëherë pasi u zbulua për herë të parë nga shkencëtarët në Afrikën e Jugut, dhe ende nuk dihet shumë për të. Shkencëtarët mbeten të pasigurt se sa i rrezikshëm është, por të dhënat e hershme sugjerojnë se mund të jetë më rezistent ndaj vaksinave dhe më i transmetueshëm se varianti Delta.

“Ka ende të dhëna të kufizuara për ashpërsinë klinike të Omicron”, tha OBSH në përditësimin e saj.

/Telegrafi/

 

 

  • 1

    Radio