Rajoni/Bota Më shumë

Testet e shpejtë mund të dalin jashtë përdorimit për shkak të Omicron: Shumë pozitivë nuk i gjurmon dot

Prej tvteuta15:15, 4 Janar 2022

Shumë shpejt testet e shpejta të covid mund të dalin jashtë përdorimit dhe jo sepse emergjenca e Covid do të mbarojë, por sepse mesa duket tani nuk janë më në gjendje të kryejnë detyrën e tyre.

“Është e kotë”, thotë eksperti italian për emergjencën e Covid, Guido Rasi.

“Në këtë pikë, ta bësh apo të mos e bësh testin e shpejte është praktikisht e njëjta gjë. Kjo sepse brenda pak ditësh varianti omicron do të bëhet dominues dhe siç është konfirmuar së fundmi nga FDA tamponat e shpejtë antigjen nuk janë shumë efektive në zbulimin e tij”, shton ai.
Shifrat janë mjaft të qarta: “Nëse më parë testet e shpejta të antigjenit mund të humbisnin 20% të rezultateve pozitive, tani jemi të paktën dyfish”, shprehet Rasi.

Kjo do të thotë që një në 2 persona Covid-19 pozitivë mund t’i shpëtojë tamponit të shpejtë antigjen.

Kjo është arsyeja pse, sipas ekspertit, marrja e të tre dozave të vaksinave bëhet edhe më e rëndësishme.

“Është e vërtetë që mund të infektohesh edhe nëse je i vaksinuar, por kjo ndodh në përqindje më të ulët. Për më tepër, personat e vaksinuar pozitivë janë edhe ata me një ngarkesë virale më të ulët, pra më pak ngjitëse, ndërsa është mirë të kujtojmë se ata që nuk janë vaksinuar janë jo vetëm më të rrezikuar nga infektimi, por kanë një rrezik më të lartë për tu prekur rëndë nga virusi”, përfundon ai.

  • 1

    Radio