Sociale Më shumë

Nxënës të suksesshëm në SH.F “Marshall Tito”

Prej tvteuta09:51, 21 Janar 2016

Në shkollën fillore Marshali Tito në Ulqin në vitin akademik 2015 – 2016 janë të regjistruar 1136 nxënës. Me përfundimin e gjysëmvjetorit të parë suksesi i tyre është më pozitiv se sa vitin e kaluar, kështu deklaron për televizionin Teuta drejtori i kësaj shkolle Martin Zadrima.  Në ciklin e parë nuk ka asnjë nxënës me sukses të pamjaftueshëm.  Në ciklin e dytë (klasa e 4 dhe e 5) 95 % të nxënësve rezultojnë me sukses pozitiv, ndërsa në klaset e larta (klasa e 6 ,7 , 8 dhe 9) 65 % e nxënësve rezultojnë me sukses pozitiv.

Paralelet e ndara në Pistull, Zogaj dhe Darzë numerojnë 35 nxënës për këtë vit akademik , të cilët se bashku me shkollën amë do tu kthehen bankave të shkollës me datën 25 janar.

Nxënësit e kësaj shkolle janë aktiv edhe në lëndët zgjedhëse, në mësimin fakultativ,e poashtu aftësitë e veta i tregojnë edhe në aktivitet e lira, në seksione të ndryshme, si  edhe në garat e lëndëve gjuhësore ashtu edhe në lëndët shkencore.  Drejtori i shkollës Martin Zadrima tha se presim rezultate të mira në garat të cilat zhvillohen në nivel shtetëror.

Paralelet e ndara në Pistull, Zogaj dhe Darzë numërojnë 35 nxënës për këtë vit akademik , të cilët se bashku me shkollën amë do tu kthehen bankave të shkollës me datën 25 janar.

  • 1

    Radio