Rajoni/Bota Më shumë

Nishani takon Schulz

Prej tvteuta11:07, 28 Prill 2016

Presidenti i Republikës se Shqiperise, Bujar Nishani, në kuadër të vizitës në Bruksel u takua këtë të mërkurë edhe me presidentin e Parlamentit Evropian, Martin Schulz. Në fokus të bisedimeve ishte ecuria e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe përmbushja e pesë prioriteteve kyçe në funksion të këtij procesi. Gjatë bashkëbisedimit, Nishani shprehu mirënjohjen për vëmendjen që presidenti Schulz dhe Parlamenti Evropian i kushtojnë marrëdhënieve me Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanin Perëndimor.
Ai evidentoi në mënyrë të veçantë rolin e fuqishëm të Parlamentit Evropian në mbështetjen dhe garantimin e zhvillimit të qëndrueshëm të Shqipërisë dhe institucioneve të saj demokratike. Më tej, duke u ndalur tek ecuria e reformave për 5 prioritetet kyçe, Nishani garantoi bashkëbiseduesin për vëmendjen që i kushton reformës në drejtësi, por edhe çështjeve të tjera si respektimi i të drejtave të njeriut dhe respektimit të pronës.

  • 1

    Radio