NIMANBEGU NË BRUKSEL MERR PJESE NË ASAMBLENË PARLAMENTARE
Prej tvteuta20 February 2017
Të shtunën n[ Bruksel ka filluar Takimi i përbashkët I komitetit për mbrojtje dhe siguri, ekonomi dhe siguri si dhe në punën e Komitetit politik të Kuvendit parlamentarë të NATO-s, në të cilën marrin pjesë anëtarët e përhershëm të Delegacionit parlamentarë të Kuvendit të NATO-s Genci Nimanbegu dhe Obrad Stanishiq. Gjatë dy ditëve të para janë mbajtur gjashtë sesione të takimeve të përbashkëta të cilat I kanë udhëhequr përfaqësues të lartë të shteteve anëtare, kurse fjalën përshëndetëse e mbajti kryetari I Kuvendit parlamentarë të NATO-s Paollo Alli nga Italia. Lidhur me takimet treditore të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, nënkryetari I kuvendit Genci Nimanbegu në një status të tij në rrjetin social Facebook tha se “të drejtat e njeriut dhe demokracia janë themel i fuqishëm i shoqërisë që duhet ta mbrojmë”. Asamblea parlamentare e NATO-s I vazhdoi punimet edhe gjate dites se sotme,ku u zhvilluan takimet e radhës në mes të anëtarëve të byrosë dhe Komitetit të përhershëm me përfaqësuesit e përhershëm të Këshillit Veriatlantik.