Politikë Më shumë

Nimanbegu: 28 nëntori I pakuptimtë pa Maratonën e pavarësisë

Prej tvteuta19:26, 1 Dhjetor 2017

Maratona e Pavarësisë Shkodër – Ulqin dhe anasjelltas, tashmë është bërë tradicionale dhe sivjet freski e këtij aktiviteti ishin fëmijët të cilët vrapuan në distancë prej një kilometër.  Nënkryetari I Kuvendit të Malit të Zi dhe kryetar I KKSH-së Genci Nimanbegu në fjalimin e tij përshëndetës tha se 28 nëntori tashmë do të ishte I pakuptimtë pa “Maratonën e Pavarësisë”.

“Plot 6 vite kemi grupuar maratonistë dhe me këtë kemi bashkuar popuj të ndryshëm në këtë date kaq të shënuar. Kemi tubuar shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare e poashtu përmes vrapimit ditën e flamurit kuq e zi e festuan edhe malazezet, serbet, italianët e hungarezët. Ky fakt gëzon pa masë sepse kjo larmi kulturash jep shpresë për kultivimin e një shoqërie të shëndoshtë dhe tolerante, të gatshme për të jetuar së bashku”, tha ndër të tjera kryetari Nimanbegu.

  • 1

    Radio