Sociale Më shumë

Nesër tribuna me afaristë të Ulqinit. Ftohen të marrin pjesë sa më shumë prej tyre

Prej tvteuta15:11, 6 Shkurt 2017

Ditën e nesërme në sallën e madhe të Kuvendit Komunal në orën 11:00, do të organizohet tribuna me afaristë të Ulqinit. Ky aktivitet organizohet në kuadër të fazës së dytë të fushatës ”Pa bariera. Që biznesi të mos ndalet’’, e cila është pjesë e projektit “ Forcimi i kapaciteteve për avancimin e ambijentit afarist, rregullator dhe reformave strukturore ” i cili implentohet nga Programi i Kombëve të Bashkuar për Zhvillim në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe me përkrahje financirare të Ambasadës Britanike në Podgoricë.

Në pjesën e parë të tribunës pjesëmarrësve do t’u drejtohet Nazif Cungu – kryetari i Komunës së Ulqinit, Fiona Mekluni – përfaqësuese e UNDP-së në Mal të Zi, Gevin Vesi – i ngarkuari me punë në Ambasadën Britanike në Podgoricë dhe Ivan Radulloviq – drejtori i Drejtorisë për analizën e ndikimit të legjislacionit, ndërsa në fokus të diskutimit do të jetë ndikimi i barrierave në punën e afaristëve në nivel lokal si dhe mundësia e tejkalimit të tyre.

  • 1

    Radio