Aktuale Më shumë

Në Tuz dy fabrika. Përpunimi i pemë/perimeve dhe patatinave

Prej tvteuta13:27, 29 Maj 2022

Kompania Red komerc, me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave, së shpejti në Tuz do të përfundojë ndërtimin e fabrikës së përpunimit të pemëve dhe perimeve.  Pajisjet janë blerë dhe pronari i fabrikës, Edo Mushoviq, thotë se prodhimi provë do të fillojë për rreth pesëmbëdhjetë ditë.

Mushoviq është edhe bashkëpronar i fabrikës të re për prodhimin e patatinave, po në komunën e Tuzit, e cila do të fillojë me punë për një muaj e gjysmë.  Blerja e patateve do të fillojë për dhjetë ditë, për çka është planifikuar të blihen 6000 tonë nga prodhuesit vendas, tha Mushoviq.

Fabrika për përpunimin e pemëve dhe perimeve do të prodhojë lëngje, reçel, marmelata si dhe produkte të tjera të përpunuara, ndërsa kapaciteti vjetor është nëntë mijë tonë fruta dhe perime.  Ai tregon se prioritet është blerja e produkteve bujqësore vendase.  Patatinat vendase do të shiten nën markën MONTE, ndërsa frutat e përpunuara do të jenë në treg me emrin FRUDO”, thekson Mushoviq. Patatet do të sigurohen nga zona e Tuzit, Zetës, Gucisë dhe Nikshiqit,ndërsa numri i të punësuarve do të jetë rreth 300.

“Fabrika për përpunimin e pemëve dhe perimeve ka kushtuar dy milionë e gjysmë euro plus tatimin mbi vlerën e shtuar, ndërsa në fabrikën e patatinave janë investuar deri më tani një milion e gjysmë dhe janë planifikuar investime të reja”, tha Mushoviq.

  • 1

    Radio