Sociale Më shumë

Në Mal të Zi edhe 60 raste të reja me Covid 19. Një i infektuar humb jetën

Prej tvteuta17:49, 16 Korrik 2020

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit u analizuan 477 mostra për prezencën e sëmundjes Covid 19, nga të cilat 60 rezultuan pozitiv, njoftojnë nga Instituti për shëndet publik. Pjesa më e madhe e rasteve të reja janë në Podgoricë, 24 dhe Nikshiq 12, kurse qytetet e tjera kanë raste njëshifrore. Fatkeqësisht, si pasojë e ësmundjes një pacient i shtruar në spitalin e Beranes ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 17. Me rastet e reja numri i të sëmurve aktiv në Mal të Zi tani është 1582.

  • 1

    Radio