Sociale Më shumë

Në Adën e Bunës 20 padi për kundërvajtje për prishjen e rendit dhe qetësisë

Prej tvteuta18:43, 4 Gusht 2020

Policia Komunale nga aprovimi i vendimit për kufizimin e zërimit në Adën e Bunës  çdo ditë ka rreth 20 thirrje për mos zbatimin e rendit publik.Ushtruesi I detyrës  zëvendësi  I Kryeshefit të policisë Komunale Amir Mehmeti deklaroi për Televizionin Teuta se në këtë zonë gjatë muajit korrik janë lëshuar mbi 20 padi për kundërvajtje për prishjen e rendit publik.

Sa I përket marimangës, ajo tash më ka kaluar në kompentecë të Policisë Komunale,dhe këtë vit ka një numër shumë të vogël  të automjeteve të konfiskuara ,duke pasur parasyshë edhe gjendjen aktuale të krijuar nga Covid 19.

Sa I përket zbatimit të orarit të punës në objektet hoteliere dhe kafiteritë,Mehmeti shprehet se këtu në përgjithësi respektohet orari.Objektet të cilët përveç veprimtarisë së shërbimit ,kanë edhe lejen për muzikë ku i kanë të vendosur limitatorët ,medomos duhet të bëjnë edhe servisimin e limitatatorëve.

Lypsarët vazhdojnë të mbeten problem vite me radhë,pothuajse mund të vërehen në çdo qosh.Mehmeti ka thënë se gjer më tani janë ndërmarrë tre akcione për largimin e tyre nga rruga.

Policia Komunale është në terren për zgjatë gjithë ditës ,duke punuar në dy ndrrime.

  • 1

    Radio