MUND TË MIRATOHET SPECIALJA
Prej tvteuta12:20, 20 Korrik 2015
Amendamentet kushtetuese që i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale me shumë gjasë deri në fund të kësaj jave do të riprocedohen në Kuvendin e Kosovës. Kështu bëjnë të ditur burime të gazetës “Zëri” brenda partnerëve të koalicionit qeverisës, sipas të cilëve, disa deputetë të PDK-së, të cilët fillimisht kishin votuar kundër Speciales apo kishin abstenuar, tashmë kanë ndryshuar qëndrim.