Aktuale Më shumë

Mentor Llunji sjell botimin e ri “Seismic Architecture”

Prej tvteuta22:12, 10 Janar 2017

Inxhinjeri nga Ulqini Mentor Llunji, keto dite ka botuar librin me te ri autorial, kesaj radhe ne gjuhen angleze. Llunji eshte profesionist i ndertimtarise, arkitektures dhe projektimeve te ndryshme sidomos kur eshte ne pyetje planifikimi i sigurise ndaj termeteve. Ai njofton se ky liber u dedikohet kryesisht studenteve te cilet merren me projektim praktik.

“Kam kenaqesine t’ju informoi qe nga shtypi ka dal libri im me i ri, tani ne gjuhen angleze, me teme nga arkitektura, inxhinieria dhe termetet.
Eshte i dedikuar studenteve te inxhinierise dhe arkitektures dhe sidomos atyre te cilet merren me projektim praktik. Libri ka rreth 500 faqe me mbi 500 vizatime dhe fotografi te cilat percjellin shembujt e dhene ne liber”, keshtu u shpreh Llunji permes nje postimi ne rrjetin social.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio