Aktuale Më shumë

Me 3 qershor në Staten Island emërohet rruga “Ismail Qemali” (VIDEO)

Prej tvteuta10:37, 9 Maj 2023

Më datë 3 qershor një rrugë në  Staten Island  do të emërohet “Ismail Qemali”. Inicuesi është Naser Nika, shqiptari nga Ulqini i cili i propozoj Këshillit Bashkiak dhe Parlamentit të Shtetit të Nju Jorkut, që në pjesën më të banuar nga shqiptarët të jetë një rrugë me emrin e figurës së rëndësishme shqiptare. Nikës  iu besua organizimi i ceremonisë nën kompaninë Albi’s Party për ngjarjen e emërtimit të rrugës për nder të themeluesit dhe kryeministrit të parë të Shqipërisë, Ismail Qemali.

Nika në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” thotë që kjo është një ngjarje shumë e madhe për shqiptarët e Amerikës, por njofton se nuk do të ndalen me kaq, planifikojnë që edhe një rrugë tjetër të mbaj emrin e personazhit të njohur, Hasan Prishtina.

Nika gjithashtu ka njoftuar që ka marr ftesë nga Shtëpia e Bardhë që të shpaloj kërkesat dhe aktivitetet tjera të shqiptarëve, dëshiron që Dita e Flamurit, 28 Nëntori të shënohet pikërisht në këtë vend.

  • 1

    Radio