Mbyllet derdhja e djathtë e lumit Buna

Prej tvteuta09:53, 15 Gusht 2017

Mungesa e reshjeve dhe e ndërhyrjes së faktorit njerzor ka bërë që derdhja e djathtë e lumit Buna të mbyllet plotësisht, duke shkaktuar një situatë të pazakontë dhe të paparë që prej dekadash. Shumë kanë apeluar që hapja e grykës të bëhet në mënyër fizike që të mundësohet qarkullimi i ujit, por mjaft njohës të fenomenit thonë se kjo zgjidhje do të ishte vetëm e përkohëshme dhe se duhet një ndërhyrje sistematike që do të jepte rezultate të qëndrueshme.

Nga pushteti lokal, gjegjësisht Sekretariati për veprimtari komunale, kanë njoftuar se në bashkëpunim me organet shtetërore do të merren masat emergjente për tejkalimin e situatës.

  • 1

    Radio