Mbrëmë në Ulqin u mbajt takim i partive shqiptare

Prej tvteuta10:25, 5 Dhjetor 2015

Mbrëmë në Ulqin u mbajt një takim ku morën pjesë partitë politike shqiptare, me qëllim diskutimin për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe mundësitë e bashkëpunimit.

Për dallim nga takimi i parë i thirrur nga kryetari i komunës Fatmir Gjeka, kësaj rradhe ishin prezent përfaqsuesit e të gjitha partive. Në takim morën pjesë kryetari i Forcës Nazif Cungu, Partisë Demokratike Fatmir Gjeka, Lidhjes Demokratike Mehmet Bardhi, Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka, Perspektivës Zana Sarvan, Alternativës Shqiptare Gjergj Camaj dhe Iniciativës Qytetare Vasel Sinishtaj.

Asnjë nga partitë akoma nuk ka dalur me një qëndrim zyrtar në lidhje me takimin e mbrëmshëm apo marrëveshjet e arritura, por duket se janë të bashkuar në qendrimin se ligji aktual zgjedhor duhet ndryshuar dhe takimet të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

  • 1

    Radio