TURIZËM Më shumë

Mbledhja e Trupit koordinues: Disa probleme janë zgjidhur, disa vazhdojë të jenë aktual

Prej tvteuta16:53, 16 Gusht 2017

Sot në Komunën e Ulqinit u mbajt mbledhja e Trupit koordinues për përcjelljen e sezonit turistike, ku morën pjeës përfaqësuesit e institucioneve më të rëndësishme lokale dhe shtetërore. Në takim u cilësua se disa nga problemet e parashtruara në muajt e kaluar janë zgjidhur ose zbutur, por ka mjaft të cilët akoma vazhdojnë të jenë aktual. Pozitive u cilësua gjendja e sigurisë dhe puna e Shërbimit për mborjtje dhe shpëtim si dhe ajo e ndërmarrjes Vepimtaritë komunale.

Drejtori i kësaj të fundit Skender Kaleziq tha se ato nuk do të mbledhin mbeturinat e pronarëve të shtëpizave në Adën e Bunës, pasi ato nuk kanë bërë marrveshje me këtë ndërmarrje. Në lidhje me sasinë , çdo ditë në deponi transportohen 90-100 tonë mbeturina, tha Kaleziq. Shefi i policisë komunale Saubih mehmeti tha se gjendja është më e mirë se në fillim të sezonit dhe se problemi më akut vazhdojnë të jenë taksitë ilegal. Furnizimi me ujë ka qenë i rregult, kurse me energji elektrike ka pasur probleme në lagjet ku ka shumë kyçje ilgale, siç është Shtoji. Takimi i radhës i Trupit koordinues do të mbahet pas dy javëve.

  • 1

    Radio