Aktuale Më shumë

MANS: Deklarata e Abazoviq e papranueshme. I ngjan atyre të Gjukanoviq

Prej tvteuta16:51, 18 Shkurt 2022

Deklarata e djeshme e zv.kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazovic, se përveç politikanëve, mafias dhe kriminelëve, edhe organizatat joqeveritare (OJQ) janë ndër ato që pengojnë rrugën evropiane të Malit të Zi, është pjesë e diskursit publik të politikanëve në pushtet, që mendonim se kishte përfunsuar pas largimit nga pushteti i PDS, thonë në Rrjetin për Afirmimin e Sektorit Joqeveritar (MANS). Sipas tyre, targetimi i OJQ-ve si një faktor përçarës në demokraci ishte diçka që shënoi një pjesë të mirë të sundimit të presidentit malazez dhe liderit të PDS-së Millo Gjukanoviq, dhe ky lloj etiketimi ishte e vetmja përgjigje ndaj kritikave publike për korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Ndërsa Gjukanoviq nuk ka dashur të kuptojë rolin e OJQ-ve për interesa personale dhe partiake, Dritan Abazoviq e di shumë mirë kontributin që ka dhënë deri tani sektori civil në procesin e integrimit në BE. Megjithatë. ndryshimet e personifikuara nga Abazoviq , për herë të parë në tridhjetë vitet e fundit, na identifikojnë me mafien dhe kriminelët që po punojnë aktivisht për të kapur Malin e Zi si shtet”, thuhet në  deklaratën e MANS. Ata thanë se “një narrativë e tillë është absolutisht e papranueshme dhe nuk mund të jetë pjesë e procesit të evropianizimit të shoqërisë.

  • 1

    Radio