Aktuale Më shumë

Manipulime me normat olimpike në Kollashin? FNS fillon hetimet

Prej tvteuta15:52, 9 Shkurt 2022

Pas publikimit të informacionit se Federata Ndërkombëtare e Skijimit(FIS) po heton të paktën tri gara kualifikuese për Lojërat Olimpike Dimërore, njëra prej të cilave u mbajt në Mal të Zi, kanë filluar të dalin edhe detajet se çfarë ka ndodhur.

“La Repubblica” italiane shkruan se gjatë garimit ka pasur korrupsion, madje edhe kërcënime me vdekje. “Washington Post” më herët bëri të ditur se për shkak të keqpërdorimeve të mundshme po kontrollohen garat kualifikuese që janë zhvilluar në Dubai, Mal të Zi dhe Lihtenshtajn. Por, “La Republika” shkruan se në fund të vitit të kaluar u bënë mashtrime të rënda, madje me tendenca kriminale. Gazeta sjell edhe një intervistë me trajnerin e një skiatori të mitur, i cili ka pranuar të flasë vetëm me kusht që të mbetet anonim dhe identitetin e të cilit e dinë gazetarët Marko Mensurati dhe Fabio Tonacci. Bashkëbiseduesi i tyre pretendon se konkurrenti i tij ka marrë kërcënime serioze gjatë garimit në Kollashin se duhet të “ngadalësojë”, pasi këtu kanë ardhur sportistët që duan të shkojnë në Lojërat Olimpike Dimërore.

Në anën tjetër, skiatori gjysëm amator Federi Vijeti, i cili po ashtu isht në Kollashin, por jo si pjesë e skuadrës, tha se nuk ka marrë kërcënime të tilla, por nuk mohoi mundësinë që kjo të ketë ndodhur me garuesit e tjerë. Ndërkohë Federata e Ndërkombëtare e Skijimit tashmë ka filluar hetimet, dhe pritet që në të ardhmen të ketë më shumë informacione rreth këtyre akuzave.

  • 1

    Radio