Mali i Zi ka bërë progres drejt antarsmit në BE

Prej tvteuta16:46, 19 Dhjetor 2016

Mali i Zi ka vazhduar të bëjë progres në përmbushjen e detyrimeve ndaj procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian,  për çka dëshmon edhe raporti i Këshillit të  Evropës për këtë vit, u tha në takimin e gjashtë të Këshillit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian që u mbajt sot në Bruksel.

Siç kumtohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian, progres është bërë si në përmbushjen e kritereve politike dhe ekonomike të anëtarësimit,  ashtu edhe në drejtim të realizimit të angazhimeve në të gjitha kapitujt juridik, çka më së miri e konfirmon hapja e negociatave për dy kapitujve të rinj, duke e çuar numrin e përgjithshëm të kapitujve të hapur në 26.

  • 1

    Radio