Aktuale Më shumë

Lirohet nga burgu Naser Kelmendi

Prej tvteuta16:10, 28 Shkurt 2017

I akuzuari për trafikim ndërkombëtar të drogës, vrasje dhe krim të organizuar, Naser Kelmendi është liruar nga paraburgimi ditën e sotme, njoftojn mediat e Kosovës. Masa e paraburgimit, Kelmendit i është zëvendësuar me masën me të butë – arrest shtëpiak. Vendimin për lirim nga paraburgimi e ka marrë trupi gjykues i udhëhequr nga gjyqtarja Anna Adamska – Gallant.

Kelmendi akuzohet në nëntë pika të aktakuzës së ngritur nga një prokuror special i EULEX-it. Prokuroria pretendon se Kelmendi në bashkëkryerje me Fahrudin Radonçiqin, Ekrem Lekiqin, Muhamed Ali Gashin, Milovan Jeremiqin, Lubisha Buhan e mjaft persona të tjerë, ka organizuar, formuar, mbikëqyrur, udhëhequr dhe apo drejtuar grupin kriminal të organizuar dhe të strukturuar, apo ka marrë pjesë aktivisht në këtë grup të organizuar kriminal për vrasjen e kryegangsterit rival Ramiz Dellaliq- “Çelo”.

Këtë krim, sipas Prokurorisë e kanë kryer për të përfituar drejtpërdrejt ose tërthorazi dobi pasurore apo financiare.

  • 1

    Radio