Liqeni i Shkodrës: Prej nesër ndalohet gjuetia e peshkut

Prej tvteuta14:45, 14 Mars 2016

Gjuetia e të gjitha llojeve të peshkut, përveç ngjalave, prej nesër me 15 mars deri me 1 qershor, do të jetë e ndaluar në gjithë Liqenin e Shkodrës , sipas rregullave të vendosura nga Ministria e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Shërbimet përkatëse të këtij parku kombëtar dhe Qendrës policore të Podgoricës, do të punojnë në mënyrë intenzive në parandalimin e shkeljeve të kësaj ndalese. Nga Parqet Nacionale u kanë bërë apel qytetarëve që të respektojnë ndalimin e gjuetisë  dhe të mos dëmtojnë resurset natyrore.

 

  • 1

    Radio