Sociale Më shumë

Kurti: Rruga Krythë-Ulqin dhe kalimi i mallrave në Sukubinë, esenciale për afarizmin

Prej tvteuta10:03, 8 Shkurt 2017

Kryetari i Biznis Club Ana e Malit, Kabil Kurti, tha për televizionin Teuta se ndërtimi i rrugës Ulqin-Krythë dhe kalimi i mallrave nëpër pikën kufitare të Sukubinës, janë esenciale për afaristët dhe ekonominë në përgjithësi. Kurti këto vërejtje, si dhe të tjerat që u prezantuan në tribunën e djeshme me afaristët e qytetit, i karakterizoi si barriera që ndikojnë negativisht në ambientin afarist të Ulqinit.

Në tribunën e djeshme afaristët paraqitën edhe ankesa tjera, ku dominuan ato për mungesën e infrastrukturës, administratën e ngadaltë dhe mungesën e kuadrëve. Ashtu si edhe në rastet e tjera, problemi me punësimin e shtetasve të huaj vazhdon të prezantohet si një nga problemet madhore. Mungesa e kuadrove vendas i detyron sipërmarrësit që të angazhojnë fuqi punëtore nga vendet fqinjë, por procedura e komplikuar dhe kuotat e kufizuara e bëjnë këtë mjaf  të vështirë.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio