Këshilli i ri i privatizimit: Zenka anëtar
Prej tvteuta7 December 2016
Në mbledhjen e fundi të Qeverisë janë caktuar edhe anëtarët e rinj të Këshillit të Privatizimit. Përveç kryeministrit Dushko Markoviq, antarë do të jenë edhe ministrat  Millutin Simoviq, Darko Radunoviq, Dragica Sekuliq, Pavle Radulloviq, Osman Nurkoviq, Kenan Hrapoviq, Kemal Purishiq, Damir Shehoviq dhe Mehmet Zenka. Në këshill marrin pjesë edhe zyrtarë të tjerë të administratës shtetërore dhe asaj lokale, si dhe sekretari i përgjithshëm i Unionit të Sindikatave të pavarura Srgja Kekoviq.