Katërkollë: Përgatitet vendi për ndërtimin e tregut
Prej tvteuta10 March 2017
Punimet në ndërtimimin e tregut të gjelbërt në Katërkollë janë në vazhdim e sipër, dhe aktualisht është në proces përgatitja e vendit për ndërtimin e tij, gjegjësisht pastrimi i lokacionit. Me këtë rast kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe sekretari i Sekretariatit për veprimtari komunale Mustaf Gorana, kanë inspektuar punimet, me çrast drejtori i ndërmarrjes “Veprimtaritë komunale” Skender Kaleziq, i ka njoftuar në lidhje me dinamikën e punimeve. Ndërtimi i këtij tregu u mundësua pas nënshkrimit të marrëveshjes për shfrytëtëzimin e këtij lokacioni në mes Komunës dhe familjes Salaj, kurse punimet dhe menaxhimin do të kryej ndërmarrja “Veprimtaritë komunale”. Ndërtimi i këtij tregu është shumë i rëndësishëm për banorët e Anës Malit, të cilët deri tani prodhimet e veta i shiteshin në kushte mjaft të pafavorshme.