Aktuale Më shumë

Jokoviq: Kjo qeveri mund ta nënshkruaj aderimin në Ballkanin e Hapur

Prej tvteuta16:13, 23 Nëntor 2022

Kyetari i Partisë Socialiste Popullore (SNP) dhe zëvendëskryeministri Vlladimir Jokoviq shprehu besimin se kabineti aktual qeveritar do ta nënshkruajë së shpejti  aderimin në nismën rajonale Ballkani i Hapur.

Në konferencën për media në Podgoricë, ai bëri të ditur se “po punohet për çështjen e Ballkanit të Hapur”, dhe se beson se edhe ajo do të përfundojë me aderimin e vendit. “Disa në Mal të Zi e kundërshtojnë atë. Charles Michel na tha se është një ide e mirë, se Ballkani i Hapur është një shtesë e procesit të Berlinit. Gabriel Escobar tha se Ballkani i Hapur është shtylla e tretë e politikës amerikane në Ballkan, ndërsa Oliver Varhelji se Mali i Zi duhet t’i bashkohet kësaj nisme”, tha Jokoviq.

Sipas tij, Ballkani i Hapur është një “çështje thjesht ekonomike”. “Duke hyrë në Ballkanin e Hapur, tensionet ndërkombëtare dhe ndëretnike do të ulen… Prioriteti ynë është rruga drejt BE-së, por ne duam të udhëtojmë më lehtë në rajon, që kapitali dhe shërbimet të qarkullojnë më lehtë.”, theksoi Jokoviq. Ai po ashtu njoftoi se kryetarja e Kuvendit, Danijela Gjuroviq, “që në janar ose shkurt do të thërrasë zgjedhjet presidenciale”, , ndërsa ato parlamentare, nëse nuk ka të parakohëshme, do të mbahen në vitin 2024.

  • 1

    Radio