Politikë Më shumë

Ivanoviq dënohet me nëntë vjet burg, të tjerët të pafajshëm

Prej tvteuta09:37, 22 Janar 2016

Lideri i Nismës Serbia, Drejtësia, Demokracia, Oliver Ivanoviq, i akuzuar për krime lufte në vitin 1999 si dhe vrasje të rëndë në vitin 2000, është shpallur fajtor dhe është dënuar me nëntë vjet burg.

Dragana Nikoliq Solomon, zëdhënëse e Misionit EULEX, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se Ivanoviq është shpallur fajtor vetëm për veprën penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile. Aktgjykimi është shpallur në Gjykatën Themelore në Veri të Mitrovicës nga një gjykatës i Misionit EULEX. Përveç Ivanoviqit, të akuzuar për krime sipas të njëjtës aktakuzë kanë qenë edhe Dragolub Delibashiq, Illija Vujaçiq, Nebojsha Vujaçiq dhe Alaksandar Llazoviq. Që të katërt me vendimin e sotëm, në mungesë të fakteve, janë shpallur të pafajshëm. Aktgjykimi është shpallur nën masa të shtuara të sigurisë. Ivanoviq është arrestuar më 27 janar të vitit 2014

  • 1

    Radio