Invesitorët francez në Ulqin: Plazhi i Madh destinacioni kryesor turistik i vendit
Prej tvteuta10:15, 18 Janar 2017
Një delegacion i investitorëve dhe projektuesve francez, të shoqëruar nga princi Nikolla Petroviq, qëndruan sot për vizitë në Ulqin ku u takuan me zyrtarët më të lartë të Komunës.
Në takim morën pjesë edhe përfaqsuesit e ministrisë së turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Princi Nikolla Petroviq tha për televizionin Teuta se Ulqini dhe sidomos Plazhi i Madh janë mjaft tërheqës për invesistitorët e huaj, dhe se kjo e fundit në vitet e ardhshëm do të jetë destinacioni kryeosr turistik i Malit të Zi.