Homazhe për imzot Rrok Mirditën

Prej tvteuta09:57, 10 Dhjetor 2015

Jo vetëm besimtarët katolikë, por qytetarë të të gjitha besimeve fetare kanë bërë homazhe në Katedralen e Shën Palit për Imzot Rrok Mirditën, ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare.Krerët e besimeve të tjera fetare gjithashtu, bënë homazhe për kreun e kishës katolike, që ndërroi jetë dy ditë më parë. Krerë të institucioneve, politikanë e diplomatë nga Tirana e Kosova bënë homazhe gjithashtu.

Imzot Rrok Mirdita, nuk i shërbeu vetëm katolikëve shqiptarë, por dhe harmonisë fetare tha presidenti i Republikes Bujar Nishani, që e cilësoi Arkipeshkvin e Tiranës dhe Durrësit si prelatin e lartë që tregoi përkushtimin e mahnitshëm për vlerat e krishtërimit, mirëkuptimit dhe vëllazërisë.

Me një përkushtim njerëzor dhe hyjnor ia doli të rindertojë vlerat morale dhe materiale të kishës, ishte vlerësimi i ish kryeministrit Berisha që i shtoi kësaj faktin se Imzot Rrok Mirdita u bë protagonisti i dy ngjarjeve historike për vendin, vizitat e dy papëve në Shqipëri

  • 1

    Radio