Sociale Më shumë

I hiqet liria udhëheqësit të firmës nga Nikshiqi Z.M

Prej tvteuta10:13, 15 Tetor 2015

Në shembjen e objektit në Pinjesh dje humbi jetën tragjikisht 37 vjeçari Mirosllav Gllushica, ndërkaq një tjetër person u lëndua rëndë, por është jashtë rrezikut për jetën.

Udhëheqësit të firmës nga Nikshiqi Z.M  që ju besua shembja e objektit është hequr liria, dhe ndodhet në paraburgim,ndërkohë që pritet të merret në pyetje nga prokurori.

Rezultatet e obduksionit nuk kanë dalë ende, ndërkohë që hetimet janë duke vazhduar.

Rikujtojmë që pas  shtat orëve të qëndrimit nën pllakat e betonit në ndërtesën shtat katëshe   në Pinjesh  me angazhimin e njësive speciale të nxirret trupi i pajetë i punëtorit 37 vjeçar nga Nikshiqi Mirosllav Gllushica.

Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës dy të paditës kurë drejtoria për punë inspektuese ishte duke kryer prishjen e objektit në fjalë. Ishte angazhuar një firmë nga Nikshiqi për shembjen e saj, por si duket kjo ditë ishte fatale për punëtorin nga Nikshiqi i cili ishte i ngarkuar me punë për prishjen e këtij objekti.

Prokurori shtetëror Faruk Resulbegu i deklaroi televizionit tonë se hetimet do të vazhdojnë, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi, ndërkohë që është angazhuar eksperti për mbrojtje në punë.

Ndërtesa shumëkatëshe është pronë e biznesmenit nga Ulqini Mujo Rexha.

  • 1

    Radio