Spajiq: Nga “kanceri i plagës” tek rikthimi në rrugën e suksesit
Prej tvteuta13:18, 25 Qershor 2024
Duke komentuar deklaratat e djeshme optimiste të zyrtarëve në Bruksel për Malin e Zi, kryeministri Millojko Spajiq tha se partnerët evropianë e njohin dhe e vlerësojnë progresin e Qeverisë.
“Nga “kanceri i plagës” tek rikthimi në rrugën e suksesit – është përshkrimi më i shkurtër i rezultateve tona për këta pak muaj. Progresi njihet dhe vlerësohet nga partnerët tanë evropianë. Ne kemi motivin, dijen dhe guximin që ta çojmë Malin e Zi në fazën përfundimtare të procesit të negociatave”, ka shkruar Spajiq.
Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, dje pas mbledhjes së Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së, u shpreh e kënaqur që, siç tha, Mali i Zi është kthyer në rrugën e duhur drejt BE-së.
Shefi i diplomacisë malazeze, Filip Ivanoviq, tha se në atë takim, ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së vlerësuan përparimin e Malit të Zi në rrugën evropiane në periudhën e kaluar.