Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani Sadriu vizitë në Ulqin
Prej tvteuta22 June 2024
Kryetari i Komunës Genci Nimanbegu priti në takim Presidenten e Kosovës Shkelqësinë e saj Znj.Vjosa Osmani Sadriu Ambasadoren e Kosovës në Mal të Zi Shkelqësinë e saj Znj. Ariana Zherka Hoxha si dhe Shefën e Kabinetit të Presidentës Learta Hollaj . Në takim Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e pergëzoj Kryetarin Nimanbegu për detyrën e re në krye të qytetit më histori , kulturë dhe traditë mbarëshqiptare. Për Kosovën Ulqini ashtë shtëpija e dytë dhe ketë e dëshmojnë më së miri lidhjet tona historike, kulturore e turistike , familjare e biznisore. Kryetari Nimanbegu e falenderoj Znj. Osmani për vizitën e saj në qytetin e Ulqinit . Për ne populli i Kosovës dhe institucionet e Kosovës kanë qene , janë dhe do mbeten rruga e ngritjes intelektuale , kulturore e turistike për të cilën ju jemi mirënjohes të përjetshëm. Rruga jonë e përbashkët e dy shteteve tona Kosovë – Mali i Zi drejtë integrimeve evropiane, marrëdheniet e mira ndërshtetërore, thellimi i bashkëpunimit në nivele të ndryshme do jetë motoja mbi të cilat do i ndërtoj politikat e institucionit që unë drejtoj . Në takim morën pjesë edhe Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në Mal të Zi Fatmir Gjeka , Nënkryetari i Komunës Sabri Salaj dhe Drejtori i Organizatës Turistike Qazim Hoxhiq.