Hapja e derdhjes së lumit Buna do të bëhet në dy ditët e ardhshëm

Prej tvteuta18:41, 15 Gusht 2017

Përfaqësuesit e Drejtorisë së ujrave dhe Komunës së Ulqinit u takuan sot me qëllim të zgjidhjes së situatës në derdhjen e djathtë të lumit Buna , e cila prej ditës së djeshme është mbyllur komplet. Pasi Komuna e Ulqinit nuk ka kompetencë ndërhyrje  në zonën e përmendur, të pranishmit diskutuan për mundësitë në dispozicion dhe angazhimin e ndërmarrjes publike Të Mirat Detare me qëllim të hapjes së rrjedhës.

Përfaqsuesi i Drejtorisë së ujrave Danillo Gllobareviq, tha për Televizionin Teuta se me pushtetin lokal janë dakorduar që në dy ditët në vazhdim të ndërmirren hapat emergjent për zgjidhjen e situatës.Ai theksoi se për këtë problem ekziston edhe një studim i punuar prej vitit 2010, por që fatkeqsisht në tenderin e hapur për thellimin e lumit në bazë të këtij projekti në vitin 2015 nuk u paraqit asnjë kompani. Kryetari i Komunës Nazif Cungu tha se pushteti lokal në këtë drejtim do të ndihmojë sipas mundësive të veta, por kompetencat i takojnë Drejtorisë së ujrave dhe ndërmarrjes të Mirat Detare të cilat kanë premtuar se menjëherë do të ndërhyjnë për zgjidhjen e problemit.

  • 1

    Radio