Gjukanoviq: Është koha për zgjedhje të reja për të krijuar një qeveri politikish të përgjegjshme
Prej tvteuta25 September 2022

Kreu i Partisë Demokratike të Socialistëve Millo Gjukanoviq tha se është koha për zgjedhje të reja dhe se Mali i Zi “duhet të fitojë një qeveri politikisht të përgjegjshme dhe kompetente”. Ai në Plevle, duke folur në ceremoninë e Këshillit Rinor të PDS në atë qytet, tha se ajo qeveri “do të vazhdojë ta udhëheqë Malin e Zi duke ndërtuar një shtet civil, duke përmirësuar marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare dhe duke arritur sistemet evropiane të vlerave”. “Pra, është koha që Partia Demokratike e Socialistëve të jetë sërish në pushtet në Mal të Zi me partnerët e tyre tradicionalë të koalicionit”, tha Gjukanoviq. Ai e quajti periudhën dyvjeçare pas zgjedhjeve parlamentare “një eksperiment të dhimbshëm në maturimin demokratik të shoqërisë sonë”. Kreu i PDS tha gjithashtu se dy qeveritë e mëparshme kanë shkaktuar “dëme serioze në planin ekonomik”. Negociatat e mazhorancës parlamentare nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura në gusht 2020, ai i quajti “përpjekje tragjikomike për të shpëtuar nga zgjedhjet”.