Gjeloshaj: Në 2017-ën do të realizohen kërkesat e shqiptarëve
Prej tvteuta9 January 2017
Kryetari i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj, tha për gazetën “Dan” se viti 2017 do të jetë vit i realizimit të kërkesave të shqiptarëve në Mal të Zi. Sipas Gjeloshaj, vitin e kaluar shqiptarët u sakrifikuan për qëllimet e integrimeve euroatlantike të Malit të Zi, prandaj edhe nuk pati përparim në realizimin e kërkesave të tyre. Ai shtoi se 20 vitet e kaluar një klasë e politikanëve shqiptar jetonin nga politika dhe nuk bënin kurrgjë për popullin por vetëm për veten e tyre, çka do të ndryshojë me daljen në skenë të politikanëve të brezit të ri. “Jam i sigurtë se të gjithë problemet që na i kanë lënë folkloristët dhe jo-puntorët do t zgjidhim së shpejti”, tha në mes tjerash Gjeloshaj.